Shoqata “Draudacum” simbol artistik, Reshat Ameti

Me publikimin e kësaj monografie shënohet 20 vjetori i themelimit dhe i veprimtarisë por еdhe
arkivohet veprimtaria e Shoqatës së artistëve figurativ shqiptar në Maqedoni “Draudacum” me
seli në Gostivar. Kjo shoqatë paraqet me të vërtetë një shembull të veçantë në këto hapësira
kulturore. Me një angazhim të palodhshëm të anëtarëve të shoqatës, të kryesive, si dhe me
ndihmën e institucioneve shtetërore dhe kulturore në vend dhe dashamirëve të artit, gjatë dy
dekadave shoqata u transformua në një institucion të mirëfilltë vullnetare të artit pamor. Me
veprimtarinë e vet përgjatë dy dekadave, ka zhvilluar dhe kultivuar në mënyrë sistematike artin
pamor. Gjithashtu, kjo vatër artistike gëzon renome të jashtëzakonshëm në hapësirat kulturore
dhe trajtohet si një ndër shoqatat më aktive dhe më të fuqishme të artit pamor në Republikën
e Maqedonisë së Veriut. Por edhe më gjerë.
Gjithsesi, që rrugëtimi i derikëtushëm nuk ka qenë edhe gjithaq i lehtë, sepse, përveç
problemeve objektive (mungesës së hapësirave: zyrave, depos etj, ) ka hasur edhe me probleme
subjektive, që burojnë nga smira njerëzore, të cilat herë – herë edhe e kanë frenuar zhvillimin
e shoqatës! Por, duke i falënderuar entuziazmit të anëtarësisë më të gjerë, ndihmesës së
adhuruesve të artit, artistëve, shoqata “Draudacum” i mbijeton këto anomali por edhe vazhdon
akoma më fuqishëm aktivitetin e saj në prezantimin e vlerave të mirëfillta artistike. Shoqata
“Draudacum” tani më është bërë simbol i identifikues i artit pamor shqiptar.
Sa i përket angazhimit tim si kryetar i shoqatës (dy mandate) bashkë me ekipin që
për mua përbënë një “Dream team” (Ekip i ëndrrave) jemi kujdesur qe fillimisht shoqata të
ketë një trajtim të pranueshëminstitucional, pastaj siguruam zyrën dhe depon dhe natyrisht,
ndërkombëtarizuam fuqishëm veprimtarin të shoqatës. Këtë e kemi dëshmuar me organizimin
e intensifikuar të ekspozitave tradicionale, kolonive artistike me karakter ndërkombëtar,
ekspozitave humanitare, ekspozitave individuale etj. Këto aktivitete padyshim që kanë lënë
gjurmë, por njëherësh përbëjnë edhe një traditë të shkëlqyer në prezantimin e vlerave të
artit pamor. Në aktivitetet e shoqatës vazhdimisht janë të pranishme veprat e artistëve nga
7
mbarë hapësirat kulturore shqiptare, si: Maqedonia e Veriut, Kosova, Shqipëria, si dhe nga
diaspora. Kemi arrit që nëpër aktivitetete shoqatës të defilojnë artistë të dëshmuar, veteranë
të artit pamor, artistë me relevancë artistike vendore dhe botërore. Por, gjithashtu, një kujdes
të veçantë shoqata kemi treguar në promovimin e artistëve të rinj, artistë që për herë të parë
e fillojnë rrugëtimin e tyre në botën e artit.
Besoj se shoqata “Draudacum” do të vazhdojëedhe më tutje misionin e saj fisnik në
zhvillimin dhe afirmimin e artit dhe kulturës shqiptare. Do të vazhdoje të rritet në bastion ku do
të mbështetën artistët shqiptarë dhe të tjerë, vatër ku do të kultivohet dhe promovohen vlerat
e artit pamor. Por, gjithashtu, shoqata jonë do të vazhdojë të aderoi akoma më fuqishëm edhe
në botën globale artistike, dhe sigurisht se do të organizojë edhe shumë ngjarje artistike e
kulturore, si dhe do festojë edhe shumë e shumë përvjetorë tjerë.

Reshat Ameti